Politike

Samiti i Tiranës, Varhelyi: BE do financojë planin e investimeve, 30 mld euro! Rama: Ambicia, 15 korriku të na gjejë të në

10 Qershor 2021, 05:48 Nga DOSJA
Samiti i Tiranës, Varhelyi: BE do financojë planin e investimeve, 30

TIRANË– Tirana ka pritur sot gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor që u drejtua nga kryeministri Edi Rama dhe komisioneri Oliver Varhelyi. Një nga një, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, Bosnjë & Hercegovinës Zoran Tegeltija dhe ai i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić kanë mbërritur në dyert e Pallatit të Brigadave, aty ku i ka pritur kryeministri Rama, veshur me çitjane dhe me një xhaketë blu të errët. 

Vetë Varhelyi tha se Bashkimi Europian do të financojë planin e investimeve në Ballkanin Perëndimor. Varhelyi ka treguar se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakort për marrëveshjen e heqjes së tarifave roaming mes vendeve. Sipas Varhelyi ky është vetëm një nga pikat, më pas do të mund të miratohen dhe lëvizja vetëm me karta identiteti, njohja e diplomave dhe heqjen e lejes për punë.


Oliver Varhelyi shtoi më tej se ky muaj ku po futemi është mjaft i vështirë. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama është tërhequr nga sulmet e bëra drejt Bashkimit Europian të cilin e ka cilësuar përjashtuese ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për ndihmën e dhënë gjatë pandemisë së Covid-19. Në konferencën e përbashkët me komisionerin Oliver Varhelyi, Rama tha se Bashkimi Europian e ka bërë të veten dhe tashmë e kanë në dorë vendet e BP për të bërë të tyren. Kreu i qeverisë tha më tej se uron që pesë korriku i vitit të ardhshëm t’i gjejë në tavolinë me Komisionin Europian.

Rama e ‘thumboi’ Komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi kur tha se maska në Shqipëri që prej 1 qershorit nuk është më e detyrueshme. Duke qeshur, kreu i qeverisë la të kuptohet se përtej pandemisë, duket se pranimi i Varhelyit për të hequr maskën është edhe një tjetër simbolikë.  Komisioneri i hoqi maskat e Brukselit në Tiranë”, -tha Rama duke buzëqeshur, dhe pohuar se qasja e Varhelyit është tjetër nga ajo e tij kur është në BE.

Ky Samit vjen vetëm 2 javë para vendimit të pritshëm në Bruksel për nisjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

AXHENDA E SAMITIT TË TIRANËS

Vendndodhja: Pallati i Brigadave

09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës (FOTO + Kamera Zyrtare)

10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë (FOTO + Kamera Zyrtare)

10.30 – Mbërritja e delegacioneve (FOTO + Kamerat e akredituara të vendosura në oborrin përpara hyrjes)

Olivér Várhelyi, Komisioneri Europian

Milo Đukanović, President i Malit të Zi

Brnabić, Kryeministër i Serbisë

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Majlinda Bregu, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA

Ljuba Siljanoska, Zëvendës Drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit

11.00 – Seanca Plenare (FOTO + Kamera Zyrtare)

12.30 – Foto Familjare (FOTO + Kamera Zyrtare)

12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi (Regji Televizive + FOTO + Kamerat e akredituara)

13.00 – Drekë Pune (FOTO + Kamera Zyrtare 3 minuta)

15.00 – Firmosje e marrëveshjeve (Regji Televizive + FOTO + Kamera Zyrtare)

15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor (FOTO + Kamera Zyrtare)

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike samiti i tiranes 10 qershor 2021 samiti i tiranes 10 qershor 2021

Sondazh

Poll

Politike 9 Qershor 2021, 20:44

TIRANË– Kunja në distancë mes moderatorit Blendi Fevziu dhe deputetit të Partisë Socialiste, Alket Hyseni. Ky i fundit është ankuar sepse e la të fli...