Politike

Kuvendi e shkarkoi! Meta dëgjon këngë dibrane, ua sugjeron edhe ndjekësve: Shijojeni! Ju uroj natë të qetë

9 Qershor 2021, 20:16 Nga DOSJA
Kuvendi e shkarkoi! Meta dëgjon këngë dibrane, ua sugjeron edhe

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një këngë në rrjetin e tij social “Facebook”, duke përshëndetur të gjithë ndjekësit e tij. Meta ka ndarë kompozimin me titull “Hymnin e Djelmnisë Dibrane”, duke shtuar se kënga u prezantua për herë të parë në Presidencë. 

Duke ju uruar një natë të qetë ju ftoj ta shijoni këtë këngë kaq të bukur!,“-shkruan Meta, ndërsa nuk i ndal edhe lavdet, duke anashkaluar faktin se sot Kuvendi vendosi për shkarkimin e tij nga detyra.   

POSTIMI I PLOTË:


Po çfarë ndodhi sot?

Kuvendi ka votuar sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Me 104 vota pro, 7 kundër dhe tre abstenim, Meta u shkarkua nga Kuvendi për ta pasuar fjalën e fundit tek Gjykata Kushtetuese. Seanca përmbylli sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e Presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

 

LAJMI KRYESOR: 105 vota pro! U shkarkua nga Kuvendi, nisin reagimet nga politika, Meta i qetë, shpërndan gafën e deputetit: Ju uroj një pasdite të qetë! PD: Kushtetuesja të refuzojë farsën

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta shkarkimi i metes 2 ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll

Politike 9 Qershor 2021, 17:08

TIRANË– Ambasada e Bashkimi Europian në Shqipëri ka reaguar ashpër ndaj vendimit për “bunkerizimin” e Kuvendit duke mos i lejuar gazetarët që të jenë pjesë...