Politike

Hera e parë që mblidhen në një stadium! Të shtunën mbahet Kongresi i Partisë Socialiste, detaje nga axhenda e 30-vjetorit

9 Qershor 2021, 20:22 Nga DOSJA
Hera e parë që mblidhen në një stadium! Të shtunën

TIRANË– Kongresi i Partisë Socialiste do të mbahet në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’! Për mbledhjen e datës 12 qershor, duket se socialistët kanë zgjedhur një vend të hapur për t’u mbledhur në takimin që përkon edhe me 30 vjetorin e Partisë Socialiste.

Burime për AlpeNews, bëjnë me dije se takimi do të nisë në orën 17:30 të pasdites, ku zyrtarë dhe figura të rëndësishme të maxhorancës do të paraqesin vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës për mandatin e tretë.

Kjo do të jetë hera e parë që në stadium do të mbahet një organizim i tillë, ndërsa më parë është zgjedhur Pallati i Kongreseve, Amfiteatri i Liqenit apo dhe sheshi “Skënderbej”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kongresi i ps 12 qershor 2021 kongresi i ps 12 qershor 2021

Sondazh

Poll