Bota

Albin Kurti niset drejt Tiranës, merr ‘bekimet në Prizren: Busulla jonë historike

10 Qershor 2021, 07:01 Nga DOSJA
Albin Kurti niset drejt Tiranës, merr ‘bekimet në Prizren:

KOSOVË– Albin Kurti, kryeministri i Kosovës është nisur drejt Tiranës, aty ku do të bëhet bashkë me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në Facebook, Kurti ka publikuar një foto ku shihet se ka ndaluar në Prizren, në kuadër të përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

“Jemi nisur herët në mëngjes për në Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren. Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut. Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë,”- shkruan kryeministri i Kosovës.

Më pas ai kavijuar rrugën drejt Shqipërisë. Sot mbahet në Tiranë Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor. Liderët e Ballkanit Perëndimor do të bëhen bashkë në Pallatin e Brigadave.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti prizren samiti i tiranës samiti i tiranes 10 qershor 2021 albin kurti prizren samiti i tiranës samiti i tiranes 10 qershor 2021

Sondazh

Poll

Bota 10 Qershor 2021, 06:18

Hetimi amerikan për origjinën e koronavirusit

Fillimisht e hedhur poshtë nga ekspertë për kujdes shëndetësor dhe zyrtarë qeveritarë, hipoteza se koronavirusi ka dalë aksidentalisht nga një laborator kinez, ...