Bota

AUTOPSIA dhe PAMJET! U gjet i vdekur një ditë më parë, Rudolf Elezoviç është qëlluar me tek plumb në kokë, kishte vdek

10 Qershor 2021, 07:21 Nga DOSJA
AUTOPSIA dhe PAMJET! U gjet i vdekur një ditë më parë,

MALI I ZI- Mediat malazeze kanë publikuar sot pamjet nga vendi ku u gjet trupi i pajetë i Rudolf Elezoviç, ish-shefit të Policisë së Ulqinit që u zhduk më 27 maj. Vendi ku u gjet trupi i tij është pastruar tashmë, dhe aty duket një litar i kuq. 

Gjithsesi, zona Sveti Dorde në Ulqin është ende nën kontrollin e Policisë, e cila pritet të shkojë sërish sot për të mbledhur prova që mund të çojnë në identifikimin e personave që e lanë aty Elezoviçin.

Nga ana tjetër sot kanë dalë edhe rezultatet e autopsisë që tregojnë qartë që ish-shefi i policisë është vrarë.  Pas kryerjes së autopsisë të trupit të viktimës, ka rezultuar se aiështë vrarë me 1 plumb në kokë. Elezoviç ka vdekur që prej dhjetë ditësh, pra është vrarë vetëm pak ditë pasi është zhdukur.

Rudolf Elezoviç u gjet i vdekur një ditë më parë në Ulqin, 13 ditë nga 27 maji, dita kur humbi kontaktet me familjen e tij. Mediat lokale kanë raportuar se zhdukja e ish- shefit të Antidrogës në policinë kufitare të Ulqinit kishte të bënte me aksionin policor “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marijuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e drejt vendeve të rajonit e më pas për në vendet e BE-së. Elezoviç dyshohet se ishte përfshirë në rrjetin kriminal.

(F.m;kle.mu/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora rudolf elezovic zhdukja e rudolf elezovic rudolf elezovic zhdukja e rudolf elezovic

Sondazh

Poll

Bota 10 Qershor 2021, 06:18

Hetimi amerikan për origjinën e koronavirusit

Fillimisht e hedhur poshtë nga ekspertë për kujdes shëndetësor dhe zyrtarë qeveritarë, hipoteza se koronavirusi ka dalë aksidentalisht nga një laborator kinez, ...