Bota

Udhëtimi 8-ditor i Biden në Evropë/ Presidenti i SHBA takohet me Boris Johnson, në fokus të diskutimeve është tregtia dhe

10 Qershor 2021, 07:05 Nga DOSJA
Udhëtimi 8-ditor i Biden në Evropë/ Presidenti i SHBA takohet me

BRITANI E MADHE- Presidenti Joe Biden ka zbarkuar ditën e djeshme në Evropë, për të zhvilluar takimet e tij të para jashtë Amerikës në postin e presidentit. Ashtu siç e do tradita, i pari takim është zhvilluar me kryeministrin britanik, Boris Johnson, i cili shoqërohej edhe nga partnerja e tij. Në momentin e takimit, Biden zgjodhi që të ‘thyejë akullin’, dhe të bëjë një batutë mbi partneret e tyre.

Ata biseduan rreth çështjeve dypalëshe ku në fokus të takimit ishte tregtia si dhe çështja e Irlandës së Veriut, pasi bisedimet e Brexit përfunduan në ngërç dhe kërcënime. Ata gjithashtu nënshkruan një marrëveshje, mes tyre për pandeminë e koronavirusit si dhe për të gjitha sfidat e tjera që pritet të jenë në të ardhmen, e cila është si një version i ri i “Kartës së Atlantikut”, të nënshkruar nga Winston Churchill dhe Franklin Roosvelt, në fund të ‘Luftës së Dytë Botërore.’ Në lidhje me çështjen e Irlandës së Veriut, Johnson tha se ata janë të gatshëm dhe se ekziston harmonia për të gjetur një zgjedhje të pranueshme nga të gjitha palët. Presidenti në sot në mbrëmje gjithashtu ka njoftuar se SHBA do të dhurojë 500 milion doza vaksinash Pfizer për të gjitha vendet e varfëra.  

Biden për dy ditët në vijim, pra të premten dhe të shtunën do të qëndrojë në Britani në fshatin bregdetar të Shën Ives në Cornwall, ku ai do të marrë pjesë në samitin e G7.

Takimi pritet të dominohet nga diplomacia e vaksinave, tregtia, klima dhe një iniciativë për rindërtimin e infrastrukturës në botën në zhvillim. Zyrtarët amerikanë e shohin atë përpjekje si një mënyrë për t’iu kundërvënë ndikimit në rritje të Kinës. Presidenti i SHBA dhe zonja e parë Jill Biden do takohen gjithashtu të dielën me Mbretëreshën Elizabeth II në Kështjellën Windsor përpara se të largohen nga Britania e të nisen për një samit të NATO-s në Bruksel të hënën.

Ndalesa e tij e parë ishte në RAF Mildenhall në Mbretërinë e Bashkuar, ku ai iu drejtua forcave amerikane duke i falenderuar. Ai gjithashtu i drejtoi një mesazh të fortë Presidentit rus Vladimir Putin, të cilin do ta takojë më vonë gjatë udhëtimit. Presidenti  tha se ai do të sigurojë aleatët për rolin e Shteteve të Bashkuara në botë. Më pas, ai bëri të ditur se do të shpallte një strategji të re për vaksinimin e botës kundër pandemisë së koronavirusit.

Presidenti Biden gjithashtu tha se ai do të shpallte një strategji të re për vaksinimin e botës kundër pandemisë së koronavirusit. Ndërsa po ngjitej në Air Force One për t’u larguar nga Uashingtoni, Presidenti Biden tha se qëllimet e tij për udhëtimin ishin forcimi i lidhjeve me aleatët, duke ia bërë të qartë Putinit dhe Kinës se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie të ngushta. Me këtë të fundit, do të takohet javën e ardhshme.  

(k.m./i.a.e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota boris johnson joe biden joe biden ne brirani joe biden ne europe boris johnson joe biden joe biden ne brirani joe biden ne europe

Sondazh

Poll

Bota 10 Qershor 2021, 06:18

Hetimi amerikan për origjinën e koronavirusit

Fillimisht e hedhur poshtë nga ekspertë për kujdes shëndetësor dhe zyrtarë qeveritarë, hipoteza se koronavirusi ka dalë aksidentalisht nga një laborator kinez, ...