Politike

Situata pas zgjedhjeve! “Barometri Politik” nxjerr sondazhet: Papunësia, shqetësimi kryesor për shqiptarët. PS do e mbyl

9 Qershor 2021, 19:58 Nga DOSJA
Situata pas zgjedhjeve! “Barometri Politik” nxjerr sondazhet:

Sondazhi i parë kombëtar pas-zgjedhor, i mbajtur nga kompania prestigjoze MRB për Euronews Albania dhe prezantuar në emisionin “Barometri Politik” tregoi se papunësia është shqetësimi kryesor për shqiptarët.

Ndërkohë shumica e shqiptarëve rezultoi se mendojnë që Partia Socialiste do ta çojë deri në fund mandatin e tretë qeverisës duke përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Gjatë diskutimit për sondazhet, drejtuesi i emisionit “Me pak fjalë” në Euronews Albania, Neritan Sejamini u shpreh se në tërësi duket se qytetarët janë “të qetë pas zgjedhjeve”. Ai e konsideroi këtë gjendje “të mirë për qeverinë” dhe “të keqe për opozitën”.

Për ekspertin e çështjeve politike dhe zgjedhore Blendi Çeka, sondazhet pas zgjedhjeve janë më realiste. Ai tha se kjo vjen pasi të pyeturit janë më të relaksuar, larg trysnisë që zakonisht reflekton fushata zgjedhore për të mos e shfaqur hapur qëndrimin politik.

Sondazhi tregoi se rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit në të shumtën e rasteve ka tejkaluar pritshmëritë e votuesve të Partisë Socialiste, ndërsa Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim zhgënjyen gjysmën apo dhe më shumë të mbështetësve të tyre, të cilët prisnin një performancë më pozitive.

Marrë nga Euronews 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sondazhi pas zgjedhjeve sondazhi pas zgjedhjeve

Sondazh

Poll

Politike 9 Qershor 2021, 17:08

TIRANË– Ambasada e Bashkimi Europian në Shqipëri ka reaguar ashpër ndaj vendimit për “bunkerizimin” e Kuvendit duke mos i lejuar gazetarët që të jenë pjesë...