Bota

Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarizon tetë kandidatë për kryetarë të komunave

9 Qershor 2021, 19:35 Nga DOSJA
Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarizon tetë kandidatë për

KOSOVË -Kryesia e LDK-së në Kosovë ka përfunduar mbledhjen e saj, nga ku kanë zyrtarizuar tetë kandidatë për kryetarë të komunave.

Sipas Express komunat për të cilat tashmë janë zyrtarizuar kandidatët për kryetarë janë: Prishtina, Podujeva, Peja, Suhareka, Lipjani, Fushë-Kosova, Vitia dhe Vushtrria.

Në Prishtinë do të garojë Përparim Rama. Ndërsa në vend të Nexhmi Rudarit, në Podujevë do të kandidojë Ekrem Hyseni.

Në Pejë kandidat mbetët kryetari Gazmend Muhaxheri. Në Suhaerkë Ardian Shala, ndërsa në Lipjan e Fushë-Kosovë do të garojnë kryetarët aktualë Imri Ahmeti e Burim Berisha. Gjithashtu si kryetar aktual në Vushtrri do të garojë përsëri Xhafer Tahiri. E në Viti do të garojë Sokol Hamiti.

Por, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri nuk është zyrtarizuar si kandidat për kryetar. LDK ka njoftuar se në Prizren dhe Gjilan do të ketë Kuvend të Punës, e pas diskutimeve ku do të bëhen edhe do të zyrtarizohen kandidatët.

(E.K/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kandidatë për kryetarë të komunave kosove kryesia e ldk kandidatë për kryetarë të komunave kosove kryesia e ldk

Sondazh

Poll