Bota

Burri iu dënua me burg përjetë, gruaja e Ratko Mlladiç: Nuk e meritonte, ishte një ushtarak i drejtë

9 Qershor 2021, 17:43 Nga DOSJA
Burri iu dënua me burg përjetë, gruaja e Ratko Mlladiç:

BOSNJE-HERCEGOVINË- Bosiljka Mladiç, gruaja e kriminelit të luftës dhe “Kasapit të Bosnjes”, Ratko Mlladiç, tha se ai nuk e meritonte dënimin e dhënë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë.

Sipas Klixx.ba ajo pretendon se Mladiç, si burrë dhe si ushtar, është jashtëzakonisht i moralshëm dhe i drejtë dhe që ai nuk u gjykua nga ligji apo drejtësia.

“Ai nuk e meritonte një dënim të tillë. Ratko, si njeri dhe si ushtar, është shumë i moralshëm, i drejtë. Unë mendoj se do të vijnë ato ditë që do të dëshmojnë se ai nuk u gjykua nga ligji ose drejtësia”, tha gruaja e Mlladiç.

Ajo vuri në dukje se vendimi i shkallës së dytë që dënon Ratko Mladiçin me burg të përjetshëm ishte goditja e fundit nga e cila familja do ta ketë të vështirë të shërohet.

Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës konfirmoi dje dënimin me burgim të përjetshëm për Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës së Srpska, Ratko Mladiç. Ai u dënua, ndër të tjera, për gjenocid në Srebrenicë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bosiljka mlladiç denimi i ratko mlladic ratko mlladiç bosiljka mlladiç denimi i ratko mlladic ratko mlladiç

Sondazh

Poll