Bota

Humb jetën stilisti 32-vjeçar, Nassos Katris! Një ditë më parë kishte marrë vaksinën AstraZeneca, trupin ia gjeti shoqja

9 Qershor 2021, 17:02 Nga DOSJA
Humb jetën stilisti 32-vjeçar, Nassos Katris! Një ditë

GREQI-  Stilisti Nassos Katris është gjetur i vdekur brenda shtëpisë së tij në Lagonisi të Greqisë vetëm një ditë pasi kishte marrë vaksinën e AstraZeneca-s. Sipas raportimit nga mediat e huaja, familjarët e kishin telefonuar disa herë, por nuk u ishte përgjigjur.

Shqetësimi nga familjarët, bëri që mikesha e tij të shkonte tek shtëpia e Nassos ku e gjeti të vdekur.

“Unë e gjeta atë të vdekur në banesën e tij mbrëmë. Ambulancat e EKAB që morën trupin e tij na thanë se ka shumë të ngjarë që vdekja e tij të kishte lidhje me ndonjë efekt anësor të vaksinës. Nasos bëri vaksinën të hënën në mesditë në orën 16.00 dhe u kthye në shtëpi. Ishte mire. Ai hëngri me një mik dhe pastaj shkoi të flinte. Ajo që mësuam është se ai ka vjellë, është përgjakur dhe ndoshta është mbytur prej tij,”- tha stilistja Athena Vaticanou.

Deri më tani nuk ka asnjë lajm për shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tij, ndërsa rezultatet e autopsisë pritet të hedhin dritë mbi rastin.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota athena vaticanou. covid-19 nassos katris vaksina astrazeneca athena vaticanou. covid-19 nassos katris vaksina astrazeneca

Sondazh

Poll