Bota

Krimi në Glyka Nera/ Bashkëshorti i 20-vjeçares jep dëshmi rreth psikologes: Na dha këshilla të rëndësishme në lidhje m

9 Qershor 2021, 16:10 Nga DOSJA
Krimi në Glyka Nera/ Bashkëshorti i 20-vjeçares jep dëshmi

GREQI- Detaje të reja po zbulohen rreth krimit të Glyka Nera në Greqi ku mbeti e vrarë 20-vjeçarja me origjinë britanike Caroline Crouch dhe ditën e sotme ka qënë bashkëshorti Carolinës, Charalambos Anagnostopulos, i cili ka dëshmuar rreth psikologes së saj Eleni Mylonopoulou.

Sipas mediave greke, 32-vjeçari ishte në Departamentin e Prokurorisë së Krimit Financiar të Policisë Greke, në mënyrë që të jepte një deklaratë në polici rreth pyetjeve që autoritetet do ti bënin në lidhje me psikologen e Carolinës.

 Në fokus po shqyrtohet çështja e psikologes pasi ajo ka shkelur rregullat e profesionit duke bërë publike bisedat që kishte patur me pacienten e saj Carolinën, dhe gjithashtu nuk ka as diplomë dhe as licencë për të ushtruar profesionin.

Sipas informacionit, 32-vjeçari tha se çifti kishte 8 seanca me Mylonopoulou, madje ai i ka cilësuar si “të rëndësishme” këshillat që morën në lidhje me problemin që Caroline po përballej me shtatzëninë e saj.

Piloti 32-vjeçar tha gjithashtu se ai foli me psikologen 24 orë pas vrasjes së 20-vjeçares, e cila e telefonoi për të shprehur ngushëllimet e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak javë më parë. Tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni caroline crouch grabitje ne greqi vrasja e caroline crouch caroline crouch grabitje ne greqi vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll