Bota

“Natën do të shihni se çfarë do të vuani”/ HISTORIA që tronditi Greqinë, ish-ushtari tregon ndodhinë e para

9 Qershor 2021, 15:31 Nga DOSJA
“Natën do të shihni se çfarë do të

GREQI– Një denoncim ka tronditur Greqinë! Një ish-ushtar ka denoncuar se është abuzuar seksualisht 10 vjet më parë. 32-vjeçari, i cili ka preferuar që të mbetet anonim, prentendon se është përdhunuar gjatë qëndrimit në kamp dhe ka paditur 6 persona në Gjykatën Ushtarake të Athinës. Sipas tij, ngjarja ndodhi gjatë shërbimin e tij ushtarak në vitin 2009.

Ai pretendon se me urdhër të një kapiteni ai u dërgua në zyrën e mjekut në kamp, atje ku tre ushtarë e mbanin dhe një tjetër e përdhunoi, ndërsa e gjithë ngjarja ndodhi në prani të dy anëtareve të stafit mjekësor. Ndërkohë që sqaron se shkak për ngjarjen e rëndë është sherri që ai kishte pasur me kapitenin. 

“Pas fyerjeve që mora nga ai, unë u përgjigja me fyerje. Atë ditë, kapiteni më thoshte; “Natën do të shihni se çfarë do të vuani”. Kështu ndodhi. Të njëjtën natë ndodhi e keqja. Tre ushtarë nga Kreta më çuan në spitalin e kampit, njëri abuzoi me mua dhe dy të tjerët më mbanin,“-tregoi ai. 

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni greqi ushtari i perdhunuar ne greqi greqi ushtari i perdhunuar ne greqi

Sondazh

Poll