Bota

Nuk po ia duronte të qarat! Nëna ruse mban varur mbi ballkon vajzën 3-vjeçare, i bie nga duart dhe i vdes në duar

9 Qershor 2021, 14:40 Nga DOSJA
Nuk po ia duronte të qarat! Nëna ruse mban varur mbi ballkon

RUSI- Një nënë është ndaluar për vrasje në Rusi. Mediat e huaja raportojnë se nëna kishte varur vajzën e saj mbi ballkonin e katit të gjashtë si dënim pasi e vogla kishte nisur të qante dhe më pas aksidentalisht i ka rënë nga duart. E mitura, vetëm 3 vjeç, ka ndërruar jetë në vend.

Fëmija e quajtur Anastasia, dëgjohet në pamjet e një video të kapur nga kamerat e sigurisë duke iu lutur nënës së saj që ta linte të lirë.

‘Mama, unë jam e frikësuar. Unë jam e frikësuar, e frikësuar, e frikësuar…,”-thoshte e mitura para se të binte.  

Nëna më pas e tronditur e tund fëmijën e pajetë por kupton që nuk jeton më. Anna Ruzankina, 23 vjeç, më pas e shihet duke e marrë vajzën e vdekur dhe e ngjit sërish në banesë. Anna Ruzankina është ndaluar si e dyshuar për vrasjen e të bijës dhe përballet me 21 vjet burg nëse shpallet fajtore.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota anna ruzankina vajza 3 vjeç bie nga ballkoni anna ruzankina vajza 3 vjeç bie nga ballkoni

Sondazh

Poll