Politike

‘E akuzoi qeveria e Ramës’/ Mediat greke për shkarkimin e Metës: U vendos nga parlamenti, shkopi i kalon Gjykatës Kushte

9 Qershor 2021, 16:48 Nga DOSJA
‘E akuzoi qeveria e Ramës’/ Mediat greke për shkarkimin e

GREQI– Mediat greke i kanë dhënë jehonë ngjarjes më të rëndësishme për ditën e sotme në Shqipëri: Shkarkimit të Metës nga posti i Presidentit.

‘Shkopi kalon në Gjykatën Kushtetuese të vendit fqinj, i cili duhet ta ketë vendimin zyrtarisht brenda pesë ditësh.’-shkruhet në artikullin e Voria.gr.

‘Qeveria e Edi Ramës ka akuzuar Metën për  shkeljen e Kushtetutës, me theks të veçantë në ndërhyrjen e tij në fushatën e fundit zgjedhore.’-shkruhet në një tjetër artikull të një media tjetër.

Po çfarë ndodhi sot?

Kuvendi ka votuar sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Me 104 vota pro, 7 kundër dhe tre abstenim, Meta u shkarkua nga Kuvendi për ta pasuar fjalën e fundit tek Gjykata Kushtetuese. Seanca përmbylli sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e Presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta shkarkimi i metes 2 ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll