Politike

‘Fjalën e fundit e ka Gjykata’/ U shkarkua nga Kuvendi, mediat SERBE jehonë vendimit për Metën, ja çfarë shkru

9 Qershor 2021, 16:38 Nga DOSJA
‘Fjalën e fundit e ka Gjykata’/ U shkarkua nga Kuvendi, mediat

BEOGRAD– “Fati i Ilir Metës tani është në duart e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka fjalën e fundit,”-kështu e nisin artikullin për shkarkimin e presidentit mediat serbe. Mediat më të rëndësishme në Serbi i kanë dedikuar disa rreshta shkarkimit të presidentit nga Kuvendi i Shqipërisë, duke theksuar edhe përplasjen e tij me kryeministrin Edi Rama.

Po çfarë ndodhi sot?

Kuvendi ka votuar sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Me 104 vota pro, 7 kundër dhe tre abstenim, Meta u shkarkua nga Kuvendi për ta pasuar fjalën e fundit tek Gjykata Kushtetuese. Seanca përmbylli sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e Presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta shkarkimi i metes 2 ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll