Bota

Mlladiç u dënua përjetë, Kurti: Serbia e portretizoi ‘Kasapin’ si hero, të marrë fund mohimi krimeve të Kosovës e Bo

8 Qershor 2021, 21:42 Nga DOSJA
Mlladiç u dënua përjetë, Kurti: Serbia e portretizoi

PRISHTINË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me dënimin përjetë të Ratko Mlladiç për gjenocid. Kurti shkruan në rrjetet e tij sociale se Serbia e portretizoi atë si një hero. Sipas tij, ky vendim është një kujtesë se mohimi i krimeve në Kosovë e Bosnjë duhet të marrë fund.

“Krimineli famëkeq i luftës, Ratko Mlladiç, i njohur si ‘Kasapi i Bosnjës e Hercegovinës’, dënohet me burgim të përjetshëm për gjenocid. Serbia e fshehu dhe e portretizoi atë si një hero. Por ky vendim është një kujtesë se mohimi serb i krimeve të së kaluarës në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë duhet të marrë fund,” shkruan Kurti.

LAJMI KRYESOR: Asnjë shenjë pendese! “Kasapi i Ballkanit” dënohet përfundimisht me burg përjetë, Haga jep VERDIKTIN për gjenocidin, Ratko Mlladiç u qesh kamerave

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni burg perjete per ratko mlladic ratko mlladiç burg perjete per ratko mlladic ratko mlladiç

Sondazh

Poll