Aktualitet

‘Jemi në periudhë mjalti, s’ka nerv’/ Avokati Lapaj: Shteti nuk ndërtohet me fushata, duhet ligj çdo ditë dhe natë

8 Qershor 2021, 21:18 Nga DOSJA
‘Jemi në periudhë mjalti, s’ka nerv’/ Avokati Lapaj:

TIRANË– Avokati Adriatik Lapaj ka komentuar aksionin e nisur për shembjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare. I ftuar në emisionin “Open”, Lapaj tha se shteti duhet të punonte çdo ditë me ligj dhe jo me fushata pasi kishin provuar se nuk funksionin.

Kemi periudhën e mjalti, 6 muajt pas fitores mund të bëjë rrafsh çdo gjë sepse nervi ka vdekur. Njihet në filozofinë politike. Kam një qasje timen, qytetarët nuk duhet që të ndërtojnë pa leje. Por shteti nuk ndërtohet me fushata. Ndërtohet me ligj. Ditë për ditë! 24 orë në ditë. Nuk bëhet me fushata. E mbani mend fushatën e furgonave dhe lojrave të fatit. Nuk funksinojnë. Fushata krijojnë dy realitete; t’i je me pushtetin dhe nuk të prishet, dhe e kundërta. Qytetarët gjenden në kushtet e keqbesimit me shtetin,”-tha në fjalën e tij avokati.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik lapaj adriatik lapaj

Sondazh

Poll