Bota

‘Paralajmërimi’ i Vuçiç para seancës në Këshillin e Sigurimit: Dorëzimi nuk është opsion

8 Qershor 2021, 20:07 Nga DOSJA
‘Paralajmërimi’ i Vuçiç para seancës në

SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar një fjalim mbrojtës paraseancës në Këshillin e Sigurimit të OKB. Në postimin e bërë në ‘Instagram’ Vuçiç thotë se sot në Këshillin e Sigurimit ekipi i tij është gati të mbrojë interesat e Serbisë dhe dorëzimi nuk është opsion.

Vuçiç kishte paralajmëruar se pikërisht 8 qershori do të ishte ditë e vështirë për Serbinë pasi do të zhvillohej seanca në Këshillin e Sigurimit  të OKB por po sot u dënua nga Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës ish-komandanti i serbëve në luftën e Bosnjes, Ratko Mladiç me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte.

Postimi:

“Një seancë e Këshillit të Sigurimit fillon në pak minuta. Ekipi ynë është i gatshëm të mbrojë interesat e Serbisë dhe popullit serb. Dorëzimi nuk është një opsion. Rroftë Serbia!”

 

 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

LAJMI KRYESOR: Asnjë shenjë pendese! “Kasapi i Ballkanit” dënohet përfundimisht me burg përjetë, Haga jep VERDIKTIN për gjenocidin, Ratko Mlladiç u qesh kamerave

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aleksandar vucic burg perjete per ratko mlladic ratko mlladiç aleksandar vucic burg perjete per ratko mlladic ratko mlladiç

Sondazh

Poll