Bota

Historia e vetëvrasjes së vajzës së Ratko Mlladiç me armën e të atit: ‘Kasapi i Ballkanit’ insistonte se ajo ishte vr

8 Qershor 2021, 19:04 Nga DOSJA
Historia e vetëvrasjes së vajzës së Ratko Mlladiç me

BOSNJE-HERCEGOVINË- Ratko Mlladiç i cili sot u dënua me burgim të përjetshëm, ka edhe një histori të vajzës së tij të vetëvrarë, për të cilën insistonte se ajo ishte vrarë nga kundërshtarët e tij politikë.

Para se ai të kalonte në paraburgim ditën e sotme ka kërkuar që të vizitonte varrin e vajzës së tij.

Çfarë ndodhi me vajzën?

Vajza e tij, Ana Mlladiç e cila ishte 23-vjeçare, më 25 mars të vitit 1994 u gjend e vdekur në shtëpinë e prindërve të saj në Beograd. Ajo raportohet se kishte qëlluar veten me një plumb në kokë me armën e babait të saj (Ratko Mlladiç).

Ratko Mlladiç kishte refuzuar qe të pranonte se e bija e tij kishte bërë vetëvrasje. Ai këmbngulte që bija e tij ishte vrarë nga kundërshtarët politikë të tij, ndërsa Mlladiç i cili kishte pushtet ka bërë që versioni i tij të imponohej si i vërtet për një kohë të gjatë.

Megjithkëtë, e vërteta e këaj ngjarjeje ishte e rezultati i hetimit në vendngjarje, në katin e dytë të shtëpisë së familjes Mladiq, ku Ana ishte gjetur e vdekur në shtrat, me një revole në dorë. Ishte pikërisht kjo revole, ajo që sqaronte qëllimin e Anës dhe atë që e kishte çuar vajzën e re t’i jepte fund jetës së saj.

Revolja ishte një 7.65 milimetërshe që Ratko Mladiç e kishte marrë dhuratë nga Akademia Ushtarake e Komandës, kur ishte graduar major, kohë kjo kur ai shërbente si zëvendëskomandant i trupave ushtarake me bazë në Prishtinë.

Bosa Mlladiq, gruaja e Ratko Mlladiq në deklaratën e saj ka thënë se krisma e plumbit ishte dëgjuar në orën 6 të mëngjesit. Në shtëpi nuk kishte shenja të hyrjes së ndokujt, pra nuk kishte dyshime se dikush mund të ketë hyrë dhe vrarë të bijën e Ratko Mlladiç.

Ndërsa përfundimi zyrtar i hetimeve policore thotë se Ana Mladiç ishte vetëvrarë. Hetimet e mëtejshme, tregonin që ajo i kishte përjetuar shumë rëndë akuzat e gazetave ndaj babait të saj për vrasjet në Bosnjë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ana mlladiç denimi i ratko mlladic ratko mlladiç ana mlladiç denimi i ratko mlladic ratko mlladiç

Sondazh

Poll