Bota

Kush është padroni i drogës që hodhi aksidentalisht në “kthetrat” e FBI-së bashkëpunëtorët e tij, jetë luksinë me

8 Qershor 2021, 18:55 Nga DOSJA
Kush është padroni i drogës që hodhi aksidentalisht në

AUSTRALI– Autoritetet për zbatimin e ligjit njoftuan sot se një operacion global, i realizuar përmes një platforme të koduar të komunikimit, e zhvilluar nga FBI-ja amerikane, çoi në një seri arrestimesh dhe bastisjesh në të gjithë botën, një goditje kjo e pashembullt kundër bandave kriminale. Sipas BBC, njeriu që padashur ndihmoi në shpërndarjen e aplikacionit të FBI ishte një i arratisur me emrin Hakan Ayik. I ashtuquajtui “krali i drogës” e përdori i pari aplikacionin dhe ua rekomandoi bashkëpunëtorëve të tjerë.

Raportohet se ai ka jetuar në Turqi për vite me radhë dhe se Policia po e kërkon për ta arrestuar. I njohur gjithashtu si Joseph Hakan Ayik, 42-vjeçari lindi nga prindër emigrantë turq dhe u rrit në një periferi të Sidneit. Mediat australiane i referohen ndryshe edhe si “gangsteri i Facebook-ut”, pasi ekspozonte jetën e tij luksoze në rrjete sociale. Ai ka jetuar jashtë Australisë që kur u identifikua si i dyshuari kryesor në një operacion policor për trafik kokaine dhe u arrestua në Qipro, në vitin në 2010, por u dha liria me kusht për të mos u kapur më kurrë më pas.

Video të publikuara nga media australiane në atë kohë, 42-vjeçari shfaqej  duke drejtuar një makinë sportive me vlerë $ 300,000 dhe në dorë mbante një orë diamanti. Policia thotë se Ayik ka vazhduar aktivitetin e tij të paligjshëm ndërsa jetonte jashtë vendit, me një numër bashkëpunëtorësh që i janë prangosur në Australi. Tani mendohet se ai mban emrin Hakan Reis, e se ka hequr dorë nga shtetësia e tij australiane, ndërsa është  martuar me një grua holandeze dhe kishte dy fëmijë.

LAJMI KRYESOR: Operacion ndërkombëtar nga FBI, arrestohen mbi 800 qind njerëz dhe sekuestrohen mbi 36 ton në të gjithë botën, mesazhet e koduara me anë të ANOM, Europol: Është një sukses i jashtëzakonshëm

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota australi hakan ayik joseph hakan ayik operacioni trojan shield operaconi nderkombetar australi hakan ayik joseph hakan ayik operacioni trojan shield operaconi nderkombetar

Sondazh

Poll