Bota

HERA E PARË pas 20 vitesh! SHBA miraton ilaçin e parë që do të trajtojë sëmundjen ‘Alzheimer’

8 Qershor 2021, 15:52 Nga DOSJA
HERA E PARË pas 20 vitesh! SHBA miraton ilaçin e parë që

SHBA- Trajtimi i parë i ri për sëmundjen ‘Alzheimer’ për gati 20 vjet është aprovuar nga rregullatorët në Shtetet e Bashkuara. BBC raporton se të paktën 100,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar mund të jenë të përshtatshëm për përdorimin e ilaçit nëse do të aprovohet.

“Aducanumab” lufton shkakun e Alzheimerit, më shumë sesa simptomat e saj. Ilaçi synon amiloidinën, një proteinë që formon grumbuj anormalë në trurin e njerëzve me Alzheimer.

“Ne kemi prova thelbësore se aducanumab zvogëlon pllakat beta amiloide në tru dhe se kjo ka të ngjarë të parashikojë përfitime të rëndësishme për pacientët,”- tha  Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Aldo Ceresa, një vullnetar 68-vjeçar mori aducanumab për dy vjet është i bindur se ilaçi e ka ndihmuar, pasi edhe familjarët kanë shikuar përmirsime në gjendjen etij.

“Jam mjaft i lumtur që jam vullnetar. Ndihem sikur nuk jam aq i hutuar. Nuk mund të them që kam arritur në gjendjen që isha më parë, por po shkoj në drejtimin e duhur. Më parë nëse do të merrja diçka nga kuzhina nuk mund ta mbaja mend, ndërsa sot di ku t’i gjej gjërat,”- tregoi Ceresa.

Alzheimer është një sëmundje, e cila mund të dëmtojë qelizat e trurit. Simptomat përfshijnë ngatërresën, acarim dhe agresion, ndryshim humori, përçartje fjalësh, humbje të kujtesës afatgjatë dhe humbje të aftësisë së shqisave.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alzheimer fda ilaci aducanumab alzheimer fda ilaci aducanumab

Sondazh

Poll