Bota

Mlladiç u dënua me burgim të përjetshëm, Biden: Vendim historik! Ata që kryejnë krime do të mbajnë përgjegjësi

8 Qershor 2021, 15:47 Nga DOSJA
Mlladiç u dënua me burgim të përjetshëm, Biden:

SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka reaguar pas vendimit që u mor ditën e sotme ndaj kriminelit serb, Ratko Mlladiç.

Në një deklaratë me shkrim, Biden e quan këtë vendim si hsitorik, si dhe tha se kjo tregon se ata që kryejnë krime të tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi. Biden shprehet se SHBA mbetet e vendosur për të parandaluar mizoritë e ardshme në botë ashtu siç u angazhuan për Bosnjen.

“Pothuajse 26 vjet më parë, Ratko Mlladiç urdhëroi ekzekutimin e rreth 8,000 burrave dhe djemve të paarmatosur në Srebrenicë. Ai gjithashtu udhëhoqi një rrethim brutal shumë-vjeçar të Sarajevës dhe ishte përgjegjës për shumë krime të tjera. Mekanizmi Ndërkombëtar i Apelit i Kombeve të Bashkuara për Gjykatat Penale në Hagë konfirmoi sot dënimin e tij për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ky verdikt historik tregon se ata që kryejnë krime të tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi. Ai vendim gjithashtu përforcon vendosmërinë tonë të përbashkët për t’i parandaluar mizoritë e ardhshme kudo në botë”, tha Biden, ka përcjellë Shtëpia e Bardhë.Ambasada e SH.B.A.-së në BiH mirëpret vendimin e sotëm nga Dhoma e Apelit e Mekanizmit Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara për Gjykatat Penale që pohon dënimin e Ratko Mlladiçit. Vendimi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt llogaridhënies së atyre individëve përgjegjës për vuajtjet e jashtëzakonshme të popullit të Bosnjës e Hercegovinës, ndërsa sjell një masë të drejtësisë të shumëpritur për viktimat dhe familjet e tyre. Ne i nxisim të gjitha palët që ta respektojnë vendimin e gjykatës dhe të përkushtohen në pajtimin e vazhdueshëm dhe bashkëjetesën paqësore thelbësore për të ardhmen e një Bosnje e Hercegovine të qëndrueshme dhe të sigurt që mbron të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj”,

(e.k/dosja.al)

LAJMI KRYESOR: Asnjë shenjë pendese! “Kasapi i Ballkanit” dënohet përfundimisht me burg përjetë, Haga jep VERDIKTIN për gjenocidin, Ratko Mlladiç u qesh kamerave

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota burg perjete per ratko mlladic joe biden ratko mlladiç burg perjete per ratko mlladic joe biden ratko mlladiç

Sondazh

Poll