Bota

E zhdukur prej një muaji! Rinisin hetimet, 18-vjeçarja në Itali dyshohet se është vrarë nga familja, kundërshtoi martesë

8 Qershor 2021, 15:05 Nga DOSJA
E zhdukur prej një muaji! Rinisin hetimet, 18-vjeçarja në Itali

ITALI- Saman Abbas, e cila u zhduk para një muaji nga Bassa Reggiana, mendohet të jetë vrarë nga familja e saj. Mediat e huaja kanë lajmëruar për ekstradimin nga Franca të Ikram Ijaz, një nga kushërinjtë e 18-vjeçares, ndërkohë vijojnë kërkimet për xhaxhanë e saj dhe një tjetër të afërm.

Kërkimet për trupin e vajzës rifilluan këtë mëngjes dhe hetimi i ngjares ka rinisur pas arrestimit të kushëririt të saj. Ikram Ijaz së bashku me një kushëri tjetër dhe xhaxhain e tij, Danish Hasnain u kapën nga kamerat e sigurisë pranë banesës të së resë. Në imazhet e kapura nga kamera ata shihen të pajisur me dy lopata, një kovë që përmbante një thes blu teksa drejtohen në periferi të fshatit.

Hetuesit dyshojnë se në ato momente ata janë kthyer për në shtëpi, pasi kanë fshehur trupin e pajetë të Samanit. Karabinierët po kryejnë disa kërkime në tokën bujqësore të Novellara rreth shtëpisë së familjes, ku hetuesit janë të bindur se trupi është fshehur. Saman Abbas, 18 vjeç, është shpallur e zhdukur prej një muaji, ndërsa dyshohet se është vrarë nga familja e saj pasi ka kundërshtuar martesë me mblesëri. 

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrestohet ikram ijaz danish hasnain saman abbas e zhdukur prej nje muaji arrestohet ikram ijaz danish hasnain saman abbas e zhdukur prej nje muaji

Sondazh

Poll