Bota

“Vinte në punë me Mercedes, largohej me Porche”/ Ish-punojësit “spiunojnë” Bill Gates: Kishte shumë takime jashtë

8 Qershor 2021, 14:08 Nga DOSJA
“Vinte në punë me Mercedes, largohej me Porche”/

SHBA– Ndarja e Bill dhe Melinda Gates ka bërë bujë të madhe dhe është komentuar gjerësisht nga të gjithë. Madje edhe nga kolegët e Bill. The Sun raporton se ish-punonjësit e Bill Gates kanë dëshmuar se ai thoshte se po largohej për takime pune por në fakt nuk po ndodhte ashtu.

Ata kanë dëshmuar se Gates vinte në punë me një makinë tip “Mercedes” e më pas largohej me “Porche”, gjë që ngjallte dyshime se ai takonte gra të tjera.

“Ne të gjithë supozuam se ai po takonte femra te tjera. E dija që kishte shumë takime jashtë punës që nuk ishin në kalendarin e tij. Ai është “një nga njerëzit më të planifikuar”, dhe kurrë nuk zhduket vetëm nga zyra.”– thanë punonjësit, duke ruajtur anonimatin. Bill dhe Melinda vendosën të divorcoheshin pas 27 vitesh martesë, ndërsa lajmin e bënë publik  më 3 maj. 

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bill gates melinda gates bill gates melinda gates

Sondazh

Poll