Bota

Dy trena u përplasën një ditë më parë në Pakistan, shkon në 62 numri i viktimave dhe dhjetëra të plagosur

8 Qershor 2021, 12:57 Nga DOSJA
Dy trena u përplasën një ditë më parë në

PAKISTAN– Numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Pakistan arriti të martën në 62.

Incidenti ndodhi një ditë më herët kur një tren i mbushur me njerëz u përplas me një tren të shpejtë që kishte dalë nga shinat pranë qytetit Derki, në provicën Sind.

Fillimisht u raportua për 40 viktima. Dhjetëra njerëz u plagosën po ashtu.

Druajmë se më shumë njerëz mund të vdesin”, tha Usman Abdullah, shef i administratës lokale në rrethin Ghotki.

Disa nga personat e plagosur janë në gjendje kritike”, shtoi ai.

Shkaku i incidentit nuk dihet ende.

Në Parlamentin e Pakistanit, opozita kritikoi Qeverinë e kryeministrit Imran Khan për dështim në menaxhimin e duhur të hekurudhave, ndërsa zyrtarët qeveritarë akuzuan opozitën për “korrupsion” gjatë mandatit të saj në Qeveri.

Udhëtimi me tren është shumë i popullarizuar në Pakistan.

Vagonët shpesh janë të mbipopulluar dhe shumë prej trenave janë në gjendje të keqe.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota perplasen trenat ne pakistan usman abdullah perplasen trenat ne pakistan usman abdullah

Sondazh

Poll