Bota

Çështja e Mustafës, ish-kreu i UÇK-së del nesër në seancë të hapur në Hagë

8 Qershor 2021, 12:41 Nga DOSJA
Çështja e Mustafës, ish-kreu i UÇK-së del

HAGË- Ish-kreu i UÇK-së, Salih Mustafa do të dalë ditën e nesërme në seancën përgatitore. Seanca pritet të nisë në orën 09:30, dhe nëse është e nevojshme do të vazhdojë edhe në datë 10 qershor. Gjithashtu pritet që të caktohen edhe dy seanca të tjera përgatitore për gjykimin e Mustafës, të cilat do të mbahen 10 dhe 11 qershor.    

“Trupi gjykues në çështjen Mustafa sot vendosi të caktojë Konferencën përgatitore për gjykimin, në seancë të hapur, më 9 qershor në orën 09:30, e cila, nëse është e nevojshme, do të vazhdojë më 10 qershor. Trupi gjykues gjithashtu vendosi të caktojë dy konferenca të tjera pëgatitore për gjykimin, më 10 dhe 11 qershor, të cilat do të mbahen në seancë të mbyllur”, thuhet në njoftim.

Salih Mustafa u arrestua më 24 shtator duke iu konfirmuar aktakuza për krime lufte. Ndërsa, më 28 tetor, Mustafa ka dalë për herë të parë në seancën dëgjimore të Gjykatës Spercile ku ka deklaruar pafajsinë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosova ne hage salih mustafa kosova ne hage salih mustafa

Sondazh

Poll