Bota

“Dita e Gjykimit”, Beogradi i mbushur me grafite pro kriminelit të luftës, Ratko Mlladic

8 Qershor 2021, 12:38 Nga DOSJA
“Dita e Gjykimit”, Beogradi i mbushur me grafite pro kriminelit

SERBI– Edhe një dekadë pasi Serbia ka ekstraduar në Gjykatën e Hagës ish-komandantin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladic, fytyra e tij vazhdon të jetë e pranishme në Beograd – në muret e ndërtesave, në suvenire, por edhe në lëkurën e disave.

Edhe pse është larguar fizikisht nga Serbia, ai duket se është ende i pranishëm atje, së paku sipas asaj që mund të shihet në rrugët dhe ndërtesat e Beogradit.

Në vitin 2017, Haga e ka dënuar Mlladiqin, në shkallë të parë me burgim të përjetshëm, pasi është shpallur fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës.

Pas 15 vjetësh në arrati, Mlladic është arrestuar nga policia serbe më 26 maj të vitit 2011 dhe menjëherë është dorëzuar në Tribunalin e Hagës. Gjyqi kundër tij ka filluar në vitin 2012 dhe ka zgjatur gjithsej 530 ditë.

MlladiN është dënuar për gjenocid ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, në verën e vitit 1995, kur forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem, për përndjekje të myslimanëve dhe kroatëve nga Bosnja, për terrorizim të civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës dhe marrje peng të pjesëtarëve të misionit të huaj, UNPROFOR, gjatë luftës në Bosnje.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora masakra e srebrenices ratko mladic masakra e srebrenices ratko mladic

Sondazh

Poll