Bota

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, caktohet paneli për të vendosur në lidhje me apelin për pjesëmarrjen e viktimave

8 Qershor 2021, 12:43 Nga DOSJA
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, caktohet paneli për

HAGË– Gjykata Speciale ka bërë të ditur se është caktuar paneli për të vendosur në lidhje me apelin për pjesëmarrjen e viktimave.

Siç njoftohet nga Dhomat e Specializuara, Ekaterina Trendafilova ka caktuar panelin e Gjykatës së Apelit të përbërë prej gjykatësve Mishel Pikar, Emilio Gati dhe Kai Ambos, për marrjen e vendimit lidhur me apelin kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake me të cilin ai refuzoi kërkesat e disa individëve për të marrë pjesë si viktima në çështjen Thaçi dhe të tjerët.

Në tetor të vitit 2020, Gjykata Speciale për hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës së Kosovës, kishte konfirmuar aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nën dyshime për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë në 1998 dhe 1999. Të gjithë ata janë në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dick marty ekaterina trendafilova emilio gati kai ambos kosova ne hage mishel pikar dick marty ekaterina trendafilova emilio gati kai ambos kosova ne hage mishel pikar

Sondazh

Poll