Aktualitet

Kishin lidhje me MAFIA-n italiane “Sacra Corona Unita”/ Goditet grupi i shqiptarëve në Spanjë, 9 të arrestuar. &

7 Qershor 2021, 21:16 Nga DOSJA
Kishin lidhje me MAFIA-n italiane “Sacra Corona Unita”/ Goditet

SPANJË– Autoritetet spanjolle kanë goditur një grup të trafikut ndërkombëtar të drogës, që përbehej nga shtetas shqiptarë dhe vepronin në perëndim të Almerisë. Në pranga janë vënë 9 persona, ndërsa gjatë operacionti janë sekuestruar 62,000 bimë kanabisi. Drejtori i përgjithshëm i Gardës Civile, María Gámez, shpjegoi se si Policia kishte rënë në gjurmët e plantacionit. 

Operacioni i koduar “Menthan”, ka zbuluar gjithashtu se të arrestuarit ishin pjesë e një fraksioni të një organizate ndërkombëtare me lidhje me mafien italiane “Sacra Corona Unita”.  Gámez ka theksuar se operacioni nisi që në prill të vitit të kaluar, kur në një pikë kontrolli policie të vendosur në autostradën A-92, u arrestua një person që transportonte 26 kg kanabis.

Duke vazhduar me hetimet, agjentët ishin në gjendje të përcaktonin se pas këtij transporti ekzistonte një rrjet kriminal i organizuar dhe shumë i specializuar, i cili kishte burime të konsiderueshme financiare dhe njerëzore. Madje kishin kontaktet e nevojshme për të kapur një pjesë të konsiderueshme të tregut.

Po kështu, u zbulua se udhëheqësi i grupit kishte blerë tarracën e një lokali në Vícar, ku takohej me blerësit që mbërrinin nga vendet e tjera. Po ashtu aty u caktonte rolet dhe detyrat anëtarëve të tjerë.

Marrë dhe përkthyer nga thespainjournal.com

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne spanje operaconi menthan spanje arrestohen shqiptaret ne spanje operaconi menthan spanje

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Qershor 2021, 19:58

Anila Hoxha: Në seancë një prej fëmijëve i ka rënë të fikët, ekanë paralajmëruar vrasjen e babait. Të tre dëshironin që të rrinin me babanë e tyre. Mexhiti mori...