Aktualitet

Erzen Breçani tregon se si mund të parandalohej vrasja në lokal: Avokati e pa Dhuratën, duhet të kishte njoftuar Policinë

7 Qershor 2021, 20:05 Nga DOSJA
Erzen Breçani tregon se si mund të parandalohej vrasja në

TIRANË– Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani ka dhënë një këndvështrim ndryshe të vrasjes së Kudret Saliajt. I ftuar në emisionin “Open”, Breçani tha se avokati i çështjes Adriatik Cama ishte në dijeni të thyerjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie” nga ana e Dhurata Saliajt, duke shtuar se në ato momente duket të kishte njoftuar Policinë. Sipas tij, kjo lëvizje mund të kishte parandaluar vrasjen.

Është vrasje me paramendim. Ka diçka. Duhet të them që gruaja ishte në “arrest shtëpie” dhe dihet që atë ditë e theu këtë vendim gjykate në bashkëpunim me të atin. Kemi neglizhencë edhe të avokatit sepse i ka parë personat që ishin pranë lokalit. Ai e dinte se ajo ishte në arrest shtëpie, duhet të njoftonte policinë. Qytetari, po në këtë rast avokati ka neglizhuar njoftimin e policisë dhe është plagosur. Nëse njoftonte policinë do ishte parandaluar ngjarja tragjike. Ai e di se është mbrojtës i ligjit dhe e di kur thyehet një arrest shtëpie,”-tha Erzen Breçani. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet erzen brecani kudret saliaj erzen brecani kudret saliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Qershor 2021, 19:58

Anila Hoxha: Në seancë një prej fëmijëve i ka rënë të fikët, ekanë paralajmëruar vrasjen e babait. Të tre dëshironin që të rrinin me babanë e tyre. Mexhiti mori...

Aktualitet 7 Qershor 2021, 17:46

LIBRAZHD– Detaje të tjera janë mësuar lidhur me krimin në familje që ka ndodhur në Librazhd, ku Qemal Bici ka qëlluar me sopatë gruan e tij duke i marrë jetën e...