Aktualitet

‘Baba mos hyr këtu se është edhe…’/ Telefonata e FUNDIT e Kudret Saliajt, si e pikasi rrezikun, mori të birin për ta

7 Qershor 2021, 20:19 Nga DOSJA
‘Baba mos hyr këtu se është edhe…’/ Telefonata

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë detaje nga ngjarja e ndodhur brenda një lokali, ku Kudret Saliaj u vra nga vjehrri i tij.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Lala tregoi se viktima kishte parë Mexhit dhe Dhurata Picarin në lokal dhe ka telefonuar që i biri mos të shkonte në të njëjtin vend për të shmangur konfliktin. 

Kanë dalë të dy së bashku nga banesa në Vorë. Me qëllim për vrasjen. Pamjet filmike tregojnë se kanë dalë bashkë. E ka pasur vetë ajo kameran. Kanë kontrolluar të dy edhe brenda Gjykatës për të gjetur Kudretin. Ato e kanë gjetur avokatin por nuk kanë kryer asnjë veprim kundër tij. Ka ardhur edhe punonjësja sociale, Anila Trifoni. Do të shikonte kushtet e banesës së viktimës për të jetuar fëmijët. Në këtë moment ulen paralel. Kudreti i ka parë dhe i ka marrë në telefon të birin duke i thënë: Baba mos hyr këtu se është edhe pala tjetër dhe nuk duam që të kemi konflikte. Djali ishte në një ambient tjetër. Nuk e ka lejuar. Ka qendruar me kushëririn e babait të tij në një lokal ngjitur. Në 48 sekonda, Dhurata ngrihet, e kap çantën dhe i afrohet. Dhurata ka vënë kapuç mbi kokë dhe është larguar me taksi. Në taksi ka marrë të atin dhe i ka thënë: Babi, ndërro rrobat se po vij unë. Mexhit Picari thotë se ishte i vetëm. Thotë se e Kudreti e kishte ofenduar prandaj e kishte qëlluar,”-tha Klodiana Lala.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala vritet kudret saliaj klodiana lala vritet kudret saliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Qershor 2021, 19:58

Anila Hoxha: Në seancë një prej fëmijëve i ka rënë të fikët, ekanë paralajmëruar vrasjen e babait. Të tre dëshironin që të rrinin me babanë e tyre. Mexhiti mori...