Aktualitet

Detaje të reja në lidhje me vrasjen e Kudret Saliaj, Anila Hoxha: Adriatik Cama është kërcënuar

7 Qershor 2021, 20:10 Nga DOSJA
Detaje të reja në lidhje me vrasjen e Kudret Saliaj, Anila Hoxha:

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen që tronditi gjithë opinionin publik, ku Kudret Saliaj u vra nga vjehrri i tij, Mexhit Picari 30 minuta para seancës gjyqësore, në një lokal afër Gjykatës së Tiranës.

“Një ditë më parë që për shkaqe divorci duhet të merrnin rrobat e Dhuratës,  i trembur për shkak të presionit që mos tërhiqeshin sendet personale dhe mos të shkonte asnjë tek shtëpia e tij Kudret Saliaj kishte kërkuar praninë e avokatit Adriatik Cama. E gjithë lufta ishte shpërqendruar tek fëmijët, dy prindër luftojnë për fëmijët e tyre. Dhurata ka kundër vetes një sërë kamerash që tregojnë se bashkë me babanë vëzhgojnë dhe shikojnë, pra kërkojnë dikë, në lokalin ku ishte ulur viktima, Por është edhe diçka tjetër, çfarë donte punonjësja në takim me palët. Pasi kontrollojnë zonën ata kuptojnë që ai ishte në lokal, brenda 11 sekondash pasi ata janë ulur paralele babi zgjat dorën dhe merr në çantën e vajzës pistoletën, prandaj ajo është bashkëpunëtore sot. Ata janë nisur me paramendim, çfarë do të ndodhte nëse ky krim do të ndodhte në një sallë gjykate, të njëjtën viktimë do të kishim por do të kishim një trajtim tjetër. Është një kambanë se si palët të agravuara presin drejtësi. Adriatik Cama pranon se një ditë më parë secila nga palët shkojnë për të tërhequr edhe sende, mes tyre veshje dhe sende të florinjta, ndërkohë që Cama është kërcënuar, ai tha se unë u mata mirë dhe për punë sekondash donte të telefononte policinë. Lico është kërkuar të ishte i pranishëm. Sipas deklaruesit ai ishte ndjerë i kërcënuar, pasi njëri nga ata kishte vendosur dorën në brez dhe dyshohej se mos mbante një armë të ftohtë apo pistoletë”, tha Anila Hoxha.

Marrë nga Top Chanel

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha kudret saliaj mexhit picari anila hoxha kudret saliaj mexhit picari

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Qershor 2021, 19:58

Anila Hoxha: Në seancë një prej fëmijëve i ka rënë të fikët, ekanë paralajmëruar vrasjen e babait. Të tre dëshironin që të rrinin me babanë e tyre. Mexhiti mori...

Aktualitet 7 Qershor 2021, 17:46

LIBRAZHD– Detaje të tjera janë mësuar lidhur me krimin në familje që ka ndodhur në Librazhd, ku Qemal Bici ka qëlluar me sopatë gruan e tij duke i marrë jetën e...