Bota

Nuk mbarojnë krimet në Greqi/ Dy pakistanezë tentojnë të përdhunojnë 25-vjeçaren, e zhveshin dhe e fotografojnë

7 Qershor 2021, 11:57 Nga DOSJA
Nuk mbarojnë krimet në Greqi/ Dy pakistanezë tentojnë

GREQI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku dy pakistanezë kanë sulmuar një vajzë 25-vjeçare duke u përpjekur për ta përdhunuar atë.

Sipas Protothema, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Athinë të Greqisë ku vajza kishte shkuar bashkë me bashkëshortin e saj në plazh i cili ishte gjithashtu pakisanez dhe në një moment kur ajo ishte e vetme duke pritur burrin e saj në parking iu afruan të panjohurit të cilët e zhveshën dhe filmuan pamjen me celular.

Pasi 25-vjeçarja bërtiti me zë të lartë burrat u larguan dhe ajo menjëherë denoncoi ngjarjen në polici. Një orë e gjysmë më vonë, dy burrat pakistanezë, të moshës 36 dhe 20 vjeçare, të cilët jetonin në Greqi në mënyrë të paligjshme, u gjetën dhe u arrestuan nga policia.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota greqi perdhunimne greqi greqi perdhunimne greqi

Sondazh

Poll