Bota

Jetësohet Instituti për Krimet e Luftës në Kosovë, Kurti: Kemi më shumë se 13 persona të vrarë

7 Qershor 2021, 11:15 Nga DOSJA
Jetësohet Instituti për Krimet e Luftës në Kosovë,

KOSOVË- Instituti për Krimet e Luftës në Kosovë po jetësohet. Në mbledhjen e sotme të këtij Instituti, ka marrë pjesë Kryeministri Albi Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Kurti në fjalën e tij ka deklaruar se ky Institucion do të mund të adresojë të gjitha krimet e luftës vetëm me përkushtimin e të gjithëve. Ai gjithashtu ka thënë se gjatë luftës ka më shumë se 13 mijë persona të vrarë, dhe se dëmi është shumë i madh nga të gjitha anët. 

“Vitin e kaluar, dy javë para kësaj date jemi takuar për takimin e formimit të ekipit, dhe sot po vazhdojmë me fazën e dytë që do të përgatisë koncept-dokumentin e krimeve të kryera gjatë luftës, do të jetë e vështirë t’i adresojmë të gjitha krimet e kryera, familjarët e viktimave kanë humbur besimin dhe ky është një rrezik që po na kanos dhe andaj duhet një angazhim më i madh në këtë drejtim. Kemi më shumë se 13 mijë persona te vrarë gjatë luftës, dhe dëmi është edhe më i madh si ekonomik ashtu edhe në aspekte tjera”, tha ai.

Më tej, ai është shprehur se Instituti do të ketë linjën e tij buxhetore dhe se ata nuk duhet që të hedhin poshtë punën e deritanishme.  

“Instituti duhet ta ketë linjën e vet buxhetore, dhe përkrahjen e të gjithëve nëse duam të kemi sukses, por edhe nuk duam ta hedhim poshtë punën e deritanishme dhe me punën e tyre të vazhdojmë tutje. Nuk e kemi luksin të gabojmë kësaj radhe andaj është thelbësore ta përkrahim njëri-tjetrin”, përfundoi Kurti.

Ndërsa Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se deri tani ky institucion nuk është krijuar pasi ka munguar vullneti politik, duke shtuar se mbështetja e qeverisë nuk do të mungojë për këtë Institucion.

“Ky grup punues do të punojë edhe në atë se pse iniciativa të tilla kanë dështuar, dhe të mundohemi që të mos bëjmë gabime si përpara, e të fokusohemi në punën përpara. Qytetarët e organizatat kanë punuar vazhdimisht në të drejtat e viktimave të përmbushen pasi vullneti politik ka munguar. Kuvendi i Kosovës ka miratuar amendamentin që ka për qëllim heqjen e pengesave në punën e Institutit. Poashtu do të ndahen buxhet për Prokurorinë Speciale që të rritet numri edhe për katër prokurorë të tjerë që të rritet puna tutje”, tha Haxhiu.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albi kurti albulena haxhiu instituti per krimet ne kosove albi kurti albulena haxhiu instituti per krimet ne kosove

Sondazh

Poll