Bota

Shumë pranë nesh, identifikohet rasti i parë me variantit indian të Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

7 Qershor 2021, 10:05 Nga DOSJA
Shumë pranë nesh, identifikohet rasti i parë me variantit indian

MAQEDONIA E VERIUT– Para një jave te një pacient i cili shte i shtruar në spital në Maqedoninë e Veriut u konstatua se ishte i infektuar me variantin indian të Covid-19.

Sipas Telegrafit, pacienti u kthye nga Iraku, ku kishte qenë i sëmurë dhe i shtruar për 10 ditë, kur u kthye në vend, ai u transportua menjëherë në spital me një ambulancë speciale. Gjendja e pacientit është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetë, informon Ministria e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me propozimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive sot propozoi që ora policore dhe masat aktuale të vazhdohen deri më 15 qershor, në territorin e të gjithë vendit.

Situata epidemiologjike në vend është e qëndrueshme, numri i rasteve aktive është në rënie, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në qendrat covid në territorin e të gjithë vendit është zvogëluar në mënyrë drastike.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut venko filipçe koronavirusi ne maqedonine e veriut venko filipçe

Sondazh

Poll