Bota

Ngordh shimpazeja më e vjetër në botë në moshën 63-vjeçare, Cobby ishte e trajnuar për shfaqje që dy vjeç

7 Qershor 2021, 10:43 Nga DOSJA
Ngordh shimpazeja më e vjetër në botë në moshën

SHBA-Shimpazeja më e vjetër mashkull në kopshtet zoologjike të Amerikës së Veriut ka ngordhur në kopshtin zoologjik të San Francisko në moshën 63-vjeç.

The Guardian raporton se shimpazeja me emrin Cobby u trajnua për shfaqje para se të mbërrinte në Kopshtin Zoologjik në vitet 1960. Cobby ishte i sëmurë kohët e fundit, dhe zyrtarët e kopshtit zoologjik besojnë se ai ngordhi nga pleqëria.

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës ka përfshirë shimpazetë në listën e specieve të rrezikuara. Shimpazetë konsiderohen primatët me rrezik më të lartë në Afrikë për shkak të gjuetisë, humbjes së habitatit dhe sëmundjeve infektive.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota cobby shimpanze cobby shimpanze

Sondazh

Poll