Aktualitet

Sherr me grushte për motive të dobëta në Divjakë, 47-vjeçari nxjerr armën armën e gjahut

7 Qershor 2021, 11:36 Nga DOSJA
Sherr me grushte për motive të dobëta në Divjakë,

DIVJAKË– Një sherr për motive banale mes tre personave ka ndodhur në Divjakë, e më pas konfliki është përshkallëzuar, derisa një prej tyre ka nxjerrë armën.

Policia bën me dije se se 34-vjeçari P.K., dhe 31-vjeçari B.K., kanë goditur me grushte 47-vjeçarin A.Ç. dhe më pas ky i fundit i ka kanosur ata me armën e gjahut.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasit P. K., 34 vjeç dhe B. K., 31 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, dhe për shtetasin A. Ç., 47 vjeç, për veprën penale “Kanosja”. Shtetasit P. K. dhe B. K., në Divjakë, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. Ç. dhe më pas ky shtetas i ka kanosur me një armë gjahu që e kishte me leje nga organet kompetente, e cila u sekuestrua nga Policia në cilësinë e provës materiale.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sherr ne divjake sherr ne divjake

Sondazh

Poll