Bota

E rëndë në Greqi! Nëna rreh brutalisht djalin 6-vjeçar, i mituri transferohet në Athinë, të nxira kudo në fytyrë e kok

6 Qershor 2021, 13:56 Nga DOSJA
E rëndë në Greqi! Nëna rreh brutalisht djalin

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lamia të Greqisë, ku një nënë ka rrahur brutalisht djalin e saj të vogël. Mediat e huaja raportojnë se nëna 33-vjeçare ka dhunuar fizikisht djalin e vogël 6-vjeçar deri në atë pikë sa fëmija ka përfunduar në spital.

Fëmija u dërgua në spitalin e Lamias, ndërsa mjekët gjykuan transferimin e tij në spitalin e fëmijëve “Agia Sofia në Athinë për një mjekim më të specializuar, pasi i mituri kishte të nxira në të gjithë fytyrën dhe kokën.

Sipas raportimit familja duket se kishte probleme, por deri më sot asgjë kaq serioze nuk kishte ndodhur. Ndërkohë që nëna është vënë në pranga dhe situata pritet të rivlerësohet menjëherë, pasi fëmijët e tjerë po rriten në të njëjtën shtëpi me të vëllanë e dhunuar.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lamia nena dhunon djalin ne greqi lamia nena dhunon djalin ne greqi

Sondazh

Poll