Bota

Nigeria ndalon Twitterin, qeveria urdhëron ndjekje penale të kujtdo që shkel urdhërin

6 Qershor 2021, 07:58 Nga DOSJA
Nigeria ndalon Twitterin, qeveria urdhëron ndjekje penale të kujtdo

NIGERI- Nigeria do të ndjekë penalisht këdo që zbulohet se ka shkelur urdhërin që ndalon hyrjen dhe përdorimin e platformës Tëitter. BBC shkruan se vendimi i qeverisë nigeriane u mor të premten, kur menjëherë rrjetet e telefonisë celulare iu bindën urdhërit dhe bllokuan hyrjen.

Por pavarësisht ndalimit, disa përdorues po gjejnë mënyra alternative për të hyrë në Twitter. Ndalimi i Twitter në Nigeri vjen pasi platforma fshiu një postim të presidentit Muhammadu Buhari për shkelje të rregullave të faqes.

Postimi i tij për luftën civile në Nigeri, 4 dekada më parë, u pa nga përdoruesit si një kërcënim për vendin. Twitter tha se vendimi ishte “thellësisht shqetësues”.

Ky veprim solli gjithashtu një dënim të gjerë nga grupet e të drejtave të njeriut dhe fuqitë ndërkombëtare, të cilët thonë se kjo do të kufizojë fjalën e lirë në Nigeri.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota twitteri ne nigeri twitteri ne nigeri

Sondazh

Poll

Bota 5 Qershor 2021, 20:58

ALASKË- Disa fotografi të vjetra që tregojnë Alaskën e viteve 1990 janë publikuar sëfundmi nëpër media.Nga fotot shihen gjuetarë kafshësh, fëmijë që luajnë...