Bota

Sulm në Burkina Faso, raportohet për 100 të vrarë, dyshohet se autorë janë grupet terroriste

5 Qershor 2021, 15:18 Nga DOSJA
Sulm në Burkina Faso, raportohet për 100 të vrarë, dyshohet

BURKINA FASO– 100 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë një sulmi terrorist në Burkina Faso në Afrikën Perëndimore, si pasojë e një sulmi terrorist. Reuters shkruan se burra të armatosur kanë sulmuar gjatë natës vendon e quajtur Solhan, duke lënë pas 100 të vrarë. Shtëpitë dhe tregu vendas është djegur gjithashtu nga sulmuesit.

Deri më tani asnjë grup ekstremist apo rebelësh nuk ka marrë përsipër të ketë autorësinë e këtij sulmi. Vetë Presidenti i vendit, Roch Kabore në një status në Twitter, lajmëroi se tre ditët në vijim jan shpallur Ditë Zie Kombëtare.

“Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër forcave të së keqes. Forcat e sigurisë aktualisht po kërkojnë autorët,”- shton ai më tej.

Sulmet nga xhihadistët e lidhur me al Kaidën dhe Shtetin Islamik në rajonin Sahel të Afrikës Perëndimore janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i vitit, veçanërisht në Burkina Faso, Mali dhe Nigeri.

Dhuna në Burkina Faso ka bërë që të emigrojnë më shumë se 1.14 milion njerëz në pak më shumë se dy vjet, ndërsa vendi i varfër e i thatë pret gjithashtu rreth 20 mijë refugjatë nga Mali, që kërkojnë siguri nga xhihadistët. Në mars, sulmuesit vranë 137 njerëz në sulmet e koordinuara në fshatrat e Nigerisë jugperëndimore.

(F.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota burkina faso sulm ne burkina faso burkina faso sulm ne burkina faso

Sondazh

Poll

Bota 5 Qershor 2021, 15:05

Europa ime: Të rrëfesh botën ndryshe

PORTUGALI- Pranverë 2021, Albufeira, Portugali e jugut. Unë vazhdoj me hulumtimet për sipërmarrëse e sipërmarës me prejardhje migracioni në kohët e Covid-19. Fo...