Bota

Një grua në krye të muzeut të Luvrit: Laurence des Cars

5 Qershor 2021, 15:08 Nga DOSJA
Një grua në krye të muzeut të Luvrit: Laurence des Cars

FRANCË- Laurence des Cars, e cila është momentalisht presidente e muzeve Musée d’Orsay dhe Musée de l’Orangerie, u emërua në këtë pozicion nga vetë presidenti francez Emmanuel Macron.

Ajo është gruaja e parë që kryeson Luvrin që nga hapja e tij në vitin 1793. Muzeu i Luvrit në Paris është një nga muzetë më të vizituar të botës dhe simbol i trashëgimisë kulturore franceze jo vetëm në Francë.

Louvre 2030

Për pozicionin kishin aplikuar me një master plan disa kandidatë – ndër ta edhe drejtori aktual i Luvrit, Jean-Luc Martinez. Por Laurence des Cars fitoi me dosjen e saj me titull “Louvre 2030”.

Drejtoresha e sapoemëruar synon të tërheqë veçanërisht vizitorë të rinj në muze. Për këtë ajo dëshiron që ndër të tjera të punojë me yje të famshëm për të rifreskuar imazhin e Luvrit dhe për të realizuar idenë e saj që Luvri të bëhet “plotësisht bashkëkohor”.

Tërheqës për vizitorë të rinj

Laurence des Cars, me profesion historiane arti, e specializuar për artin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX, tha pas emërimit: “Ne duhet të hapemi kundrejt botës së sotme dhe në të njëjtën kohë të vazhdojmë të flasim për të kaluarën tonë.”

Thyeje traditash

Laurence des Cars zëvendëson Jean-Luc Martinez, i cili drejtoi muzeun e Luvrit për tetë vite me radhë. Edhe Jean-Luc Martinez, i cili u emërua si drejtor në vitin 2013, shënoi një pikë kthese në historinë e këtij muzeu.

Jean-Luc Martinez

Jean-Luc Martinez me profesion arkeolog, ishte i pari person me origjinë nga klasa punëtore që u bë drejtor i këtij muzeu, i cili deri në atë kohë qe drejtuar vetëm nga historianë arti me origjinë nga shtesat e larta.

DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jean-luc martinez laurence des cars luver mmusée d'orsay musée de l'orangerie jean-luc martinez laurence des cars luver mmusée d'orsay musée de l'orangerie

Sondazh

Poll

Bota 5 Qershor 2021, 15:05

Europa ime: Të rrëfesh botën ndryshe

PORTUGALI- Pranverë 2021, Albufeira, Portugali e jugut. Unë vazhdoj me hulumtimet për sipërmarrëse e sipërmarës me prejardhje migracioni në kohët e Covid-19. Fo...