Art&Argëtim

Qirinj, lule dhe tinguj muzikorë, miq e familjarë i japin lamumirën ‘babait të Teatrit’, Piro Mani, Mirush Kabashi zbulo

5 Qershor 2021, 15:51 Nga DOSJA
Qirinj, lule dhe tinguj muzikorë, miq e familjarë i japin

TIRANË– Qirinjtë, lulet dhe tingujt muzikorë kanë qenë disa prej elementëve që ishin të pranishëm në ceremoninë e dhënies së lamtumirës për Piro Manin, një prej korifejve të skenës shqiptare dhe babait të Teatrit Kombëtar. Miq e familjarë të ngushtë të artistit të madh u mblodhën mbrëmjen e të premtes në ambientet e jashtme të Art Turbinës për të përshëndetur edhe njëherë Piro Manin, i cili i mbylli sytë larg atdheut, në tokën e SHBA-ve.

Mirush Kabashi, Ndriçim Xhepa, dramturgu Rruzhi Pulaha, Spiro Duni e dashamirës të artit të Manit thanë jalët e tyre për artistin. Arben Kumbaro e quajti njeriun shtyllë që la gjurmë në teatër dhe në historinë e artit në vend.

“Ishte shtylla,”– tha ai.

Ndërsa Mirush Kabashi zbuloi dhe një amanet që Piro Mani kishte pasur muajt e fundit, i cili lidhej me Teatrin Kombëtar që u shemb gati një vit më parë.

“Piro kishte lënë porosi të vendoste një buqetë me lule në gërmadhat e Teatrit Kombëtar,”- u shpreh Kabashi.

Piro Mani u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej shumë vitesh me familjen e tij. Mani ishte një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar pasi në  karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, janë vetëm disa prej mjeshtërive që vuri në skenë babai i Teatrit.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture homazhe per piro manin piro mani homazhe per piro manin piro mani

Sondazh

Poll