Art&Argëtim

‘Si është të jetosh me Cristiano Ronaldon’, Georgina Rodrigues tregon detaje nga dokumentari i ri që po xhiron m

5 Qershor 2021, 14:36 Nga DOSJA
‘Si është të jetosh me Cristiano Ronaldon’, Georgina

SPANJË– Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez është duke filmuar një dokumnetar për Netfilx.

Dokumentari do të japë një vështrim intim në jetën luksoze të 27-vjeçares dhe prapaskenat e jetës së saj me yllin portugez të futbollit.

Sipas The Sun, Rodriguez dha lajmin për serinë e re në Prill me mesazhin në Instagram:

“Shumë e emocionuar dhe e lumtur me këtë projekt të ri. Faleminderit familjes! @Netflix.”

Dhe duket se do të fillojë me jetën para se të marrë famën pasi u këput në qytetin spanjoll të Jaca. Rodriguez jetoi në qytetin verilindor me familjen e saj në moshën tre vjeç derisa u largua për në Madrid, 17 vjeçe.

Në dokumentar do të flitet dhe sesi ajo u takua me Ronaldon ndërsa punonte për dyqanin e modës të nivelit të lartë Gucci. Georgina më parë ka folurpër fillimet e saj modeste dhe buxhetin e ulët para se të lidhej me Ronaldon.

Çifti kanë një vajzë tre-vjeçare, Alana Martina ndërsa Ronaldo është gjithashtu baba i Cristiano Jr dhe binjakëve Eva dhe Mateo.

Gjatë xhirimeve, Rodriguez u duk se konfirmoi që Ronaldo nuk do të largohet nga Juventusi këtë verë pavarësisht se ishte i lidhur me një largim nga Torino.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz cristiano ronaldo georgina rodriguez netflix cristiano ronaldo georgina rodriguez netflix

Sondazh

Poll