Art&Argëtim

Babai i Ben Affleck, personi i fundit që mëson ribashkimin e djalit të tij me Jennifer Lopez

4 Qershor 2021, 20:01 Nga DOSJA
Babai i Ben Affleck, personi i fundit që mëson ribashkimin e djalit

SHBA- Babai i Ben Affleck, Timothy ka treguar se nuk ishte në djeni pë ribashkimin e djalit të tij me Jennifer Lopez. Timothy Affleck ka folur për The sun se Ben nuk e informoi familjen e tij për romancën e krijuar me ish-të fejuarën.

77-vjeçari hezitonte të diskutonte lajmet që qarkullonin sepse Ben nuk i kishte përmendur që pas 17 vitesh ishte ribashkuar me Jennifer.

“Sigurisht që kam dëgjuar për ta, por nuk isha në djeni për lidhjen e krijuar. Unë flas me fëmijët e mi për jetën e tyre kur i takoj dhe ata ndajnë me mua atë që duan të ndajnë,“- tha ai.

Timothy tregoi se pandemia ka bërë që për muaj me radhë të mos takohej me djalin e tij, mbase prandaj nuk ka patur informacion për lidhjen e tyre.

“Unë nuk i kam parë fëmijët e mi për kaq kohë, për shkak të punës së tyre e më pas dhe Covid“,- tha ai.

Dyshja rifilloi romancën pas ndarjes së Jenifer me të fejuarin e saj Alex Rodriguez. Ben dhe Jennifer u ribashkuan në prill kur burimet pretenduan se ata “rrinin fshehurazi”, para se Ben të ishte parë në shtëpinë e e plazhit të Jennifer-it në LA.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz ben affleck timothy affleck ben affleck timothy affleck

Sondazh

Poll