Art&Argëtim

“Djali im ra viktimë e këtij kulti”, aktori turk ‘Polat Alemdar’ akuzohet se nga ish-bashkëshortja se përfshiu djali

4 Qershor 2021, 09:35 Nga DOSJA
“Djali im ra viktimë e këtij kulti”, aktori turk

TURQI– Aktori turk Necati Şaşmaz, i cili njihet për rolin e tij si ‘Polat Alemdar’ në serialin “Lugina e Ujqërve”, është akuzuar nga ish-bashkëshortja se e ka përfshirë djalin e tyre në një sekt ccnjerëzor fetar,

Ish-bashkëshortrja e tij Nagehan Kashëkçë, e cila po ashtu është aktore, ka publikuar një video nga sekti “Kadiri Nexhati Shashmaz”, të cilin pretendon se Şaşmaz sheh veten si prijës dhe se djali i tij 8-vjeçar gjithashtu shihet si trashëgimtari i këtij urdhri.

Ata e shohin djalin tim 8-vjeçar si një udhëheqës dhe e puthin dorën”, shprehet ish-gruaja e tij me të cilën qëndroi për 7 vite i martuar. Nëna e 8 vjeçarit në prononcimin e saj të fundit është shprehur: “Djali im ishte viktimë e këtij kulti. Unë nuk dua që djemtë e mi të përfshihen në këtë kult, ku praktikat janë çnjerëzore “.

Nga ana e tij, aktori Necati Şaşmaz tha se djali i tij 8-vjeçar u pranua si udhëheqësi i ardhshëm i sektit dhe se dishepujt e vjetër e quanin djalin e tij “vëllain e madh” dhe i puthin dorën.

Pas incidentit në sekt, djaloshi 8 vjeçar mori ndihmë nga punonjësi social, psikologu i Gjykatës së 2-të të “Familjes në Stamboll”. Fëmija e mitur është dërguar nga babai i tij një vend të mbyllur ku kishte njerëz shumë të mëdhenj, të cilët u mblodhën rreth tij për të bërë disa lëvizje, që ai nuk mund t’i kuptonte, të cilat ishin kundër vullnetit të ti.

Aktori turk së bashku me avokatët e tij deklaron se kulti nuk është i vërtetë dhe e gjithë çështja është një trillim, por për momentin ky incident mbetet nën hetim.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz nagehan kashëkçë necati şaşmaz nagehan kashëkçë necati şaşmaz

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Qershor 2021, 20:28

ITALI- Damiano David vokalisti i ‘Maneskin’ ka shpjeguar për herë të parë akuzat që u bënë kundrejt tij nga gazeta franceze. Mediat e huaja raportojnë se Damian...