Ra në koma pasi u infektua nga Covid-19, Bujar Qamili: Mjekët më lidhnin duart se isha agresiv, dilja nga kontrolli
4 Qershor 2021, 17:32Nga DOSJA
TIRANË– Bujar Qamili, këngëtari i muzikës popullorë ka rrëfyer sërish tmerrin që ka përjetuar pas infektimit me Covid-19. I ftuar në emisionin “Rudina” nga Rudina Magjistari në “Tv Klan”, Qamili tha se se nuk ka më dëshirë të kujtojë se si e ka kaluar infektimin.
Ai tha se ka qëndruar disa ditë në reanimacion dhe më pas ka kaluar në koma, deri në momentin që është përmendur, çast që i është dukur sikur po jeton një jetë të dytë. Këngëtari shton se në intubim ishte aq agresiv, saqë mjekët janë detyruar t’i lidhin duart pasi dilte jashtë kontrollit.
Pjesë nga biseda:
Rudina Magjistari: Edhe njëherë pak për Covid-in, të shikoj që je mirë, ka kaluar gjithçka, e ke hedhur pas shpine, më trego edhe njëherë sepse është hera e parë që takohemi ballë për ballë pas asaj historie.
Bujar Qamili: Po ta tregoj, po s’kam qejf ta kujtoj më, por ka qenë një moment jashtëzakonisht i vështirë, një moment që është një shprehje shqiptare “armikut mos ia pafsha”. Kaq i rrezikshëm është e kaq keq kam kaluar, të paktën një muaj e gjysmë isha në gjendje shumë të rëndë dhe kam qëndruar për disa ditë me radhë në reanimacion, në gjendje kome derisa jam përmendur, por shansi i madh i imi ka qenë që mjekët italianë më kanë qëndruar pranë dhe më sollën edhe njëherë në jetë. Në intubim isha aq agresiv, saqë mjekët janë detyruar të më lidhin duart pasi dilja jashtë kontrollit.
Rudina Magjistari: Edhe kjo është si një jetë e dytë apo jo? E vlerëson si të tillë, si një shans të dytë?
Bujar Qamili: Duket sikur i Kemi dëgjuar spesh ato shprehjet që thonë “ke me vdekë, po do të ringjallesh, do të vish edhe njëherë” e mua më duket, sinqerisht ma beso, më duket sikur kam ardhur.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Këngëtarja Enca Haxhia është mjaft aktive në rrjetet sociale. Enca di si të tërheqë vëmendjen e ndjekësve duke u shfaqur tepër provokuse me fotot q...
TIRANË– Këngëtari Gent Fatali dhe e dashura e tij Rozafa mesa duket kanë filluar pushimet në Dubai. Genti prej disa ditësh ndodhet në Emiratet e Bashkuara ...
TURQI– Aktori turk Necati Şaşmaz, i cili njihet për rolin e tij si ‘Polat Alemdar’ në serialin “Lugina e Ujqërve”, është akuzuar nga ish-bashkëshortja se e ka p...
TIRANË– Moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka pozuar me fanellën e re të Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Fevziu ka pozuar në oborrin e bane...
KOSOVË– Këngëtarja e njohur, Big Mama ka ka habitur të gjithëve pasi ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram duke festuar me mikeshat e saj për...
DashiTë lindurit e kësaj shenje mund të tundohen gjatë ditës së sotme. Mos u ndjeni keq nëse keni nevojë të kërkoni ndihmën e një miku. Kjo mund t’ju ndihmojë p...
Art&Argëtim 3 Qershor 2021, 20:28
ITALI- Damiano David vokalisti i ‘Maneskin’ ka shpjeguar për herë të parë akuzat që u bënë kundrejt tij nga gazeta franceze. Mediat e huaja raportojnë se Damian...
SHËNGJIN– Të rinj e të reja nga e gjithë bota janë bashkuar në plazhin e Shëngjinit. Festivali UNUM ka grumbulluar shqiptarë e turistë të dëfrehen në...