Art&Argëtim

“Paralajmërimi frikësues”/ Sot publikohet dokumentari “Thyerja e kufijve: Shkenca e planetit tonë”, zbulimet e pragje

4 Qershor 2021, 18:52 Nga DOSJA
“Paralajmërimi frikësues”/ Sot publikohet dokumentari

AUSTRALI-Një dokumentar i ri do të publikohet mbrëmjen e sotme i cili është me një kohëzgjatje afro 70 minuta dhe trajton temën e ‘shkatërrimit’ të Tokës.

“Thyerja e kufijve: Shkenca e planetit tonë” është një dokumentar i zhvilluar në Australi kryesisht dhe paraqet fundin e botës. Ai përqendrohet në nëntë pragje planetare, të përshkruara nga shkencëtari suedez dhe profesori i shkencës së mjedisit Johan Rockstrom, të cilat, nëse tejkalohen, do ta bëjnë jetën në Tokë të paqëndrueshme.

Sipas The Guardian ‘Thyerja e Kufijve’ tregon historinë e zbulimit më të rëndësishëm shkencor të kohës sonë – që njerëzimi e ka shtyrë Tokën përtej kufijve që e kanë mbajtur Tokën të qëndrueshme për 10,000 vjet, që nga agimi i civilizimit.


Dokumentari 75 minutësh i çon teleshikuesit në një udhëtim të zbulimit të pragjeve planetare që nuk duhet t’i kalojmë, jo vetëm për stabilitetin e planetit tonë, por për të ardhmen e njerëzimit. Ai ofron zgjidhje që mund dhe duhet të vendosim tani nëse duam të mbrojmë sistemet e mbështetjes së jetës së Tokës.

Johan Rockstorm shumë i revoltuar për mosinteresimin e qënieve njerëzore mbi vlerën e planetit shprehet se palneti ka nevojë për bankierë aq sa ka nevojë për aktivistë duke lënë të kuptohet kështu që i kushtohet më shumë rëndësi profesioneve të tjera se sa mbrojtjes së planetit që në fakt është diçka jetike.

Ky dokumentar është ndërgjegjësues dhe duhet që secili të sensibilozohet në mënyrë që ti zgjasë jetën planetit e të ndikojë pozitivisht edhe në jetëgjatësinë e secilit individ. Mbrëmjen e sotme dokumentari do të dalë në Netflix dhe liku ku mund ta ndiqni është ky : https://youtube.com/Netflix

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture ‘breaking boundaries: the science of our planet’ johan rockstrom thyerja e kufijve: shkenca e planetit tonë ‘breaking boundaries: the science of our planet’ johan rockstrom thyerja e kufijve: shkenca e planetit tonë

Sondazh

Poll