Aktualitet

“Dhimbje e thellë”/ Yllka Mujo prek me fjalët për Piro Manin: Zemra ime është një qiri për të përcjellë lutjet pë

3 Qershor 2021, 20:16 Nga DOSJA
“Dhimbje e thellë”/ Yllka Mujo prek me fjalët për

TIRANË- Aktorja Yllka Mujo ka prekur me fjalët që ka shkruar për regjisorin e ndarë nga jeta ditën e sotme Piro Manin. Në një postim në rrjetet sociale, Mujo shkruan se është dhimbje e madhe largimi nga jeta e Manit, dhe se fjalët e zbehin përjetimin. Ajo ka kujtuar kohën kur është njohur me regjisorin dhe veprat e tij, në të cilin ka marrë pjesë edhe aktorja, duke shtuar se të punoje me Manin, ishte një ndjesi e veçantë, pasi ai i jepte energji aktorëve në skenë. Mujo e ka mbyllun statusin e saj duke shkruar se ndarja nga jeta e manit, e ka lënë teatrin të zbrazët dhe se zemta e saj është kthyer në një qiri, në mënyrë që të përcjellë lutjet për shpirtin e tij.

Statusi i plotë:

Shkoi kollosi , shkoi emblema, artisti, frymezuesi, i mençuri, shpirti djaloshar,enderrimtari, bujari, bohemiani, i palodhuri, gazploti! Shkoi ,duke na lene si dhurate te fundit-Dashurine- dimensionin me te arte njerezor. Ne fron i lavdishem mbeti, pa zhurme, pa buje , dashnor i pa lodhur i te bukures, i te mires, i sublimes, idealisti qe na ushqeu me art, me dashurine e pafund per teatrin, tempulli qe lufton injorancen, te shemtuaren, vulgaren. Dhimbje e thelle! Fjalet e zbehin perjetimin…

Kur vajze e re u emerova ne teater, gjeta nje grup aktoresh te shquar. I kisha pare ne skene dhe me mrekullonte loja e tyre. Me shoqeronin endrra pa fund qe lidheshin me ate tempull, ku pata fatin e madh te luaja shume e shume role qe me bene te eksploroja qenien time si artiste dhe si njeri. Njohja me Pirro Manin ishte dritarja, nga ku hynte drita.

Energjia dhe passioni i tij te benin ta adhuroje kete figure, sepse ajo qe buronte prej tij ishte dashuri, dashuri per teatrin, per aktrimin, per skenen, per njerun, per endrren.
Pirro Mani ishte burim i pashtershem, ishte festa e shpirtrave tane, ishte pranvera ku shperthenin te gjitha ngjyrat dhe aromat, ishte kopeshti ku dorezohesha ne misterin dhe magjine e ketij profesioni sa human aq edhe te bukur.

Une u rrita me te, u formova me te dhe sot ia dedikoj nje pjese te rendesishme te arritjeve te mija, ketij artisti gjigand. Kam qene aktore e tij ne shume vepra si tek” Cuca e maleve”, “Permbytja e madhe”, “Nata e dymbedhjete”, “Epoka para gjyqit”, ” Prometeu”, “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, ” Kush e solli Doruntinen” etj…. etj….

Ate entuziazem qe ai i dhuronte aktorit nuk e kam hasur tek asnje regjisor tjeter. Pirro Mani, ne skene, ishte perhere i ri, energjia e tij te rrembente dhe te jepte krahe. Mençuria e tij, aftesia qe kish per te hulumtuar boten shpirterore te ç’do aktori, sinqeriteti gati femijnor dhe kryesisht kreativiteti i tij artistik ishin xhevahire te rralle per mua dhe me kane bere kjo aktore qe jam.

Sot, Teatri mbeti i zbrazet,ndonese simboli i Pirro Manit do te jete vula qe do te perjetesoje emrin e tij ne te gjitha kohrat. Shkoi Pirro Mani dhe mori me vehte te gjithe dashurine, mirenjohjen, perulesine tone. Sonte zemra ime eshte nje qiri qe percjell lutjet e mija per shpirtin e tij mbushur drite!

Aktori dhe regjisori Piro Mani, një prej “korifenjtë” e kinematografisë shqiptare ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare në Amerikë, atje ku jetonte prej vitesh me familjen. Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vdes piro mani yllka mujo vdes piro mani yllka mujo

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Qershor 2021, 17:16

Merr flakë makina në autostradën Vlorë-Levan

VLORË- Një makinë ka marrë flakë pasditën e sotme në autostradën Vlorë-Levan.Ende nuk dihet se cila është shkaku që makina ka marrë flakë, ndërkohë që nuk ...