Aktualitet

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpall 5 vakanca për krerët e prokurorive në pesë qarqe

3 Qershor 2021, 12:53 Nga DOSJA
Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpall 5 vakanca për

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur ditën e sotme vakancat për prokurorë në 5 qarqe të vendit, në atë Dibrës, Beratit, Kavajës, Përmetir dhe Gjirokastrës.

Në mbledhjen plenare të mbajtur sot online, KLP ka vendosur që Pjerin Cukaj të shpallet drejtues i përkohshëm në Pukë. Elidjana Kasa kërkoi zëvendësimin e saj për arsye shëndetësore, duke shpallur pamundësinë e saj për të qenë në krye të detyrës.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot, më datë 03.06.2021, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line. Mbledhja është zhvilluar në prani të të gjithë anëtarëve dhe të përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Me propozimin e anëtarit të Këshillit, z. Sandër Beci dhe me miratimin unanim të anëtarëve, iu shtua rendit të ditës edhe shpallja e 5 (pesë) vendeve vakante për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, Gjirokastër, Kavajë, Berat dhe Përmet. Ndërkohë, propozimi për të përfshirë në rendin e ditës shpalljen e vendeve vakante për procedurën e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, u rrëzua me 6 (gjashtë) vota të z. Gent Ibrahimi, z. Tartar Bazaj, z. Kostaq Beluri, z. Bujar Sheshi, znj. Esmeralda Keshi dhe znj. Eloida Goxhi.

Pasi u njoh me raportet e përgatitura nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli vendosi miratimin e  raporteve për analizimin e aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit: z. Sabri Kastrati, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, të z. Julian Kristo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë, të z. Ilir Turja, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës dhe znj. Blerta Hamza, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Në vijim, Këshilli vendosi me votë unanime në lidhje me renditjen e kandidatëve në garë për pozicionin e shpallur vakant sipas procedurës së ngritjes në detyrë, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë. Për këtë pozicion vakant, rezulton vetëm një kandidat, z. Artan Shtrungza.

Si rezultat i kërkesës drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga drejtuesja aktuale e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Pukë, znj. Elidjana Kasa për pamundësinë e ushtrimit të detyrës së Drejtueses së Prokurorisë për shkak të gjendjes shëndetësore, Këshilli vendosi unanimisht caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, z. Pierind Çukaj, për një periudhë tre mujore nga data  02.06.2021 – 01.09.2021.

Pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë të prokurorit z. Erion Çela, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë. Gjatë procedurës së verifikimit, është regjistruar kërkesa e z. Çela, dërguar në rrugë elektronike në adresë të Kryetarit të Këshillit dhe Komisionit të Karrierës, sipas së cilës ai deklaron heqjen dorë nga kandidimi për pozicionin e Drejtuesit në Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shkakun se me datë 27.04.2021, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur transferimin e tij në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës dhe caktimin me short të Relatorit për 24 kandidatët për t’u pranuar në formimin fillestar të Shkollës së Magjistraturës për vitin akademik 2021- 2022 sipas listës në vijim:

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet keshilli i larte i prokurorise klp shpall 5 vakancat keshilli i larte i prokurorise klp shpall 5 vakancat

Sondazh

Poll