Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës, prokuroria jep pretencën për ish-policin Nevaldo Hajdaraj, me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në

3 Qershor 2021, 11:20 Nga DOSJA
Vrasja e Klodian Rashës, prokuroria jep pretencën për ish-policin

TIRANË–Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës ka shpallur sot pretencën për ish-policin e Shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau më 8 dhjetor 2020, të riun Klodian Rasha. Në seancën e sotme, prokuroria kërkoi 20 vite burg për Hajdarajn, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar që është kërkuar nga i pandehuri, dënimi i aplikuar nëse gjykata pranon kërkesën e prokurorisë llogaritet në 13 vite e 4 muaj burg.

Në seancën e sotme, në gjykatë ndodhej edhe babai i Rashës, Qazim Rasha, i cili më herët ka apeluar që shteti të vendosë në vend drejtësinë për djalin e tij. Nevaldo Hajdaraj akuzohet për vrasje me dashje të të riut 25-vjeçar, ndërsa në seancën e radhës që do të zhvillohet në gjykatë, pritet të jepet edhe dënimi për ish-efektivin.

Si ndodhi vrasja?

Më 8 dhjetor 2020, në kulmin e pandemisë COVID19 në Shqipëri, pas mesnatës, në zonën e Laprakës, polici i Shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun Klodian Rasha, pasi ky i fundit nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Hajdaraj u arrestua menjëherë dhe ndaj tij nisi procesi i gjykimit, ndërkohë që vrasja hapi një valë zemërimi ndaj qeverisë dhe ish-ministrit të asaj kohe, Sandër Lleshaj. Për ditë me radhë, qindra të rinj, pa lidhje me partitë politike protestuan dhe kërkuan dorëheqjen e Lleshajt, e cila erdhi disa ditë pasi përplasjet degjeneruan në shkatërrim dhe revoltë masive nëpër rrugët e Tiranës.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet denimi i nevaldo hajdarajt klodian rasha nevaldo hajdaraj denimi i nevaldo hajdarajt klodian rasha nevaldo hajdaraj

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Qershor 2021, 10:31

VLORE- Vrasja e Shkëlzen Velajt pak para mesnate në qytetin e Vlorës ka mbushur kupën në raportet e brendshme të Policisë së Shtetit. Gazetari i Fax News, Fatjo...

Aktualitet 3 Qershor 2021, 10:28

TIRANË– Vijon seanca në Gjykatën Kushtetuese për padinë e presidentit Ilir Meta, për për shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit Kombëtar tek Bashkia...